Fshati Roseto Valfortore, në provincën e Foggia, është një nga më të bukurit në Itali, por pavarësisht kësaj, në dekadat e fundit ai ka pësuar një shpopullim gradual.
Për të mos e lënë fshatin nën mëshirën e fatit, Bashkia Roseto Valfortore ka ofruar një kontribut ekonomik prej 5 mijë euro për ata që vendosin të shpërngulen në zonën piktoreske.
Roseto Valfortore sot ka një popullsi prej pak më shumë se 1 mijë banorë. Me kalimin e kohës ai ka pësuar një braktisje graduale dhe iniciativa e bashkisë ka si qëllim që të inkurajojë si familjet ashtu edhe biznesit që ta ripopullojnë fshatin, raportojnë mediat në vend, përcjell Abcnews.al
Për të nxitur ardhjet, Bashkia ka akorduar 50 mijë euro të cilat do t’u shpërndahen atyre që vendosin të shpërngulen në fshatin e vogël ose me punë ose me një vendbanim të ri.
Si mund të përfitohen 5 mijë euro?
Kushdo që dëshiron të kalojë në Roseto Valfortore mund të përfitojë nga kontributi prej 5 mijë eurosh. Fondet do të shpërndahen sipas rendit kronologjik të paraqitjes së aplikimit. Mund të aplikojnë si ata që dëshirojnë të shpërngulen në fshat por edhe ata që duan të hapin një biznes.
Bashkia do t’u japë përparësi familjeve në të cilat të paktën njëri prej anëtarëve është shtetas Rosetan. Kontributi ekonomik i njëhershëm dhe i pakthyeshëm synon rinovimin ose blerjen e një shtëpie. Për bizneset, 5 mijë euro do të jepen për të nisur biznesin. Njoftimet janë të disponueshme në faqen e internetit të Bashkisë.