Italia ka ndërmarrë një iniciativë të rëndësishme në përpjekjet për të krijuar një shtet të Palestinës, duke dalë në krye të përpjekjeve ndërkombëtare për të adresuar konfliktin në Lindjen e Mesme. Në një kohë kur përleshjet në këtë rajon vazhdojnë të shkaktojnë viktima civile dhe tensionet mes Iranit dhe Izraelit rriten, Italia po përgatit një projekt ambicioz për zgjidhjen e krizës palestineze.
Ministri i Jashtëm dhe zv/kryeministri i Italisë, Antonio Tajani, ka njoftuar se do të paraqesë projektin në Nju Jork në shtator, gjatë Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Në një intervistë për La Stampa, Tajani ka theksuar se plani i Italisë përfshin një qasje të gjithanshme që përfshin rindërtimin humanitar, politik dhe ekonomik të Gazës. Italia është e gatshme të dërgojë një kontingjent për të mbështetur periudhën e tranzicionit, e cila do të menaxhohet nga Kombet e Bashkuara dhe do të udhëhiqet nga vendet arabe.
“Projekti ynë konsiston në krijimin e një shteti palestinez që do të bashkojë Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor,” ka njoftuar Tajani. Megjithatë, ai ka theksuar se negociatat do të zhvillohen vetëm me Autoritetin Palestinez (PNA) dhe jo me Hamasin.
“Ne do të negociojmë vetëm me PNA, jo me Hamasin. Shtetet e Bashkuara na kanë kërkuar të pItalia në Krye të Iniciativës për Shtetin e Palestinësërdorim karabinierët për të trajnuar një forcë adekuate të sigurisë palestineze. Ne jemi në favor të shtetit të Palestinës, por duhet t’i ofrojmë një perspektivë konkrete popullit palestinez. Nuk mund të njohim një shtet ndërkohë që Hamas kontrollon një pjesë të madhe të territorit dhe pretendon se dëshiron të shkatërrojë Izraeli”, ka theksuar Tajani.
Në lidhje me tensionet aktuale, Tajani ka komentuar gjithashtu rreth mundësisë së një hakmarrjeje iraniane pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran. Ai ka paralajmëruar për një mundësi të rrezikshme të kaosit nëse Irani do të vendosë të reagojë përmes sulmeve, dhe ka kërkuar që të merret një vendim i mençur për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.
“Teherani pretendon të drejtën për t’iu përgjigjur Izraelit, por çdo sulm i mundshëm do të çonte në dështimin e marrëveshjes dhe në një rrezik të madh për kaos. Armëpushimi do të ishte thelbësor për të ruajtur stabilitetin dhe për të mundësuar një politikë të re dhe dinamike në këtë rajon,” ka përfunduar Tajani./UBTNews/