Italia ka hyrë në izolim për tri ditë gjatë festës së Pashkëve, për të parandaluar rritjen e rasteve me COVID-19.
Të gjitha regjionet janë në zonë të kuqe, meqë vendi po përballet me valën e tretë të pandemisë, me rreth 20 mijë raste të reja brenda ditës.
Ashpërsimi i masave erdhi pasi edhe vende të tjera të Evropës po mundohen të kontrollojnë rritjen e rasteve të reja, teksa po përballen edhe me vonesa në vaksinim.
Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar 3.6 milionë raste me COVID-19, si dhe janë raportuar 110 mijë e 328 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19./UBTNews