UBT News

“Italia mund të shqyrtojë dërgimin e trupave në Ukrainë vetëm nën flamurin e OKB-së”

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, tha se dërgimi i trupave evropiane ose të NATO-s në Ukrainë nuk është i dobishëm, por Italia mund të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së trupave në zonat e ardhshme tampon në Ukrainë nën flamurin e OKB-së.

Tajani i bëri këto komente në margjinat e një seance parlamentare.

Nëse duhet të krijojmë një zonë tampon, është e nevojshme të dërgojmë trupa nën flamurin e Kombeve të Bashkuara dhe në një rast të tillë, Italia mund të jetë në dispozicion, siç është rasti i Palestinës, por gjithmonë me bashkëpërgjegjësinë e të gjithëve”, tha Tajani, siç raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Ai shtoi se “një forcë ndërhyrëse duhet të jetë nën Kombet e Bashkuara në mënyrë që të jetë neutrale”.

Edhe pse liderët evropianë janë të vendosur të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, ata kanë mendime të ndryshme në lidhje me dislokimin e paqeruajtësve atje.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se po shqyrton dërgimin e trupave britanike në Ukrainë për të vepruar si paqeruajtës në çdo marrëveshje afatgjatë, ndërsa ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha javën e kaluar se është “shumë herët” për të diskutuar dërgimin e trupave.

Disa vende të tjera e kanë kundërshtuar idenë, përfshirë Gjermaninë.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka theksuar gjithashtu se në çdo zgjidhje midis Ukrainës dhe Rusisë nuk duhet bërë “të njëjtat gabime si në të kaluarën” dhe t’i mundësohet Kremlinit të sulmojë përsëri vende të tjera në të ardhmen.

Exit mobile version