UBT News

Italia i bën maskat të detyrueshme

Italia i ka bërë maskat e detyrueshme në të gjithë vendin për shkak të rritjes së shkallës së infeksionit. Dekreti u miratua në takimin e kabintetit pas rritjes së rasteve dy muajt e fundit, dhe hyri në fuqi të enjten.

Disa regjione italiane, sikurse Lazio, Roma, i kanë bërë maskat të detyrueshme.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se brenda 24 orëve janë regjistruar 3 mijë e 678 raste të reja.

Në Itali po regjistrohen më pak raste në krahasim me vendet e tjera të mëdha evropiane sikurse Franca, Spanja dhe Britania./UBTNews

Exit mobile version