Ambasada e Italisë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lejimin e mallrave serbe nga Serbia.
Sipas ambasadës italiane, kjo lëvizje është kyçe për integrimin rajonal, të parashikuar nga Procesi i Berlinit.
“Italia është e kënaqur që sheh Qeverinë e Kosovës duke hapur pikëkalimin në Merdare për mallrat nga Serbia. Është një lëvizje kyçe për integrimin rajonal të parashikuar nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër integrimit në BE i inkurajuar nga Plani I Rritjes. Një qasje shumë palëshe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve shpërblehet”, thuhet në reagimin e ambasadës në X.
Ekzekutivi i Kosovës ka marrë vendim të hënën që ta zëvendësojë masën e sigurisë për mallrat serbe.