Ambasada italiane në Prishtinë ka njoftuar se Italia ka dërguar 24 karabinierë italianë në Kosovë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Nga ambasada thonë se karabinierët janë dërguar për të ndihmuar forcimin e sigurisë para zgjedhjeve lokale bashkë me partnerët e tjerë evropianë.
“Jemi të lumtur të mirëpresim në Kosovë 24 karabinierë italianë, të cilët së bashku me partnerët tanë evropianë do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Si pjesë e #EUROGENDFOR, ata po formojnë Njësinë Policore të Formuar Rezervë të EULEX-it (RFPU), duke punuar për të mbështetur stabilitetin dhe për të ndërtuar besimin brenda komuniteteve”, thuhet në njoftim.
Italia thekson se mbetet e përkushtuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin./S.K/KP/