UBT News

Italia e bën të detyrueshme certifikatën COVID-19, mijëra protestues kundër këtij vendimi

Certifikata COVID-19 u bë e detyrueshme për të gjithë punëtorët në Itali që nga e premta, një vendim që ka nxitur protesta.

Me këtë certifikatë, të gjithë punonjësve u kërkohet të dëshmojnë se janë vaksinuar kundër sëmundjes, janë shëruar nga infeksioni, ose kanë rezultuar negativë ndaj tij.

Punonjësit që shkojnë në punë pa certifikatë rrezikojnë një dënim prej 1 mijë e 500 euro dhe pezullim nga puna pa pagesë.

Protestat më të mëdha ishin në portin kryesor verilindor të Triestes, ku grupet e punës kishin kërcënuar se do të bllokonin operacionet dhe rreth 6 mijë protestues u mblodhën jashtë portave.

Më shumë se 85% e italianëve të moshës mbi 12 vjeç kanë marrë së paku një dozë të vaksinës anti-COVID, por rreth tre milionë punëtorë vlerësohet se janë ende të pavaksinuar. Italia gjithashtu ka filluar me dhënien e dozave përforcuese për personat me imunitet të dobët dhe që janë mbi 80 vjeç./UBTNews

Exit mobile version