Italia do t’i ashpërsojë masat pas rritjes së rasteve me COVID-19. Kështu ka njoftuar kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, i cili u shpreh se masat janë të nevojshme për të parandaluar ‘mbylljen’.
Kryeministri njoftoi se kryebashkiakët do të kenë kompetenca për të mbyllur hapësirat publike pas orës 21:00, ndërsa orari i restoranteve do të kufizohet, ashtu si edhe numri i njerëzve që mund të grumbullohen në publik.
Kjo erdhi pasi Italia dje regjistroi rekord ditor të rasteve me COVID-19, 11 mijë e 705 raste u raportuan të dielen, duke e thyer rekordin e ditës së shtunë, ku u regjistruan 10 mijë e 925 raste.
Italia është vendi më i goditur që nga fillimi i pandemisë. Në Itali numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 414 mijë. Kurse 36 mijë e 500 persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë./UBTNews