UBT News

Itali, vazhdon aktiviteti vullkanik në malin Etna

Vazhdon aktiviteti vullkanik në malin Etna të Italisë dhe rrjedha e llavës që filloi më 8 shkurt, në vullkanin aktiv më të lartë në Evropën kontinentale.

Aktiviteti vullkanik ka shkaktuar probleme të trafikut ajror në aeroportin e Katanias, në jug të Italisë.

Aeroporti dje njoftoi në X se hapësira ajrore juglindore do të mbyllej deri në orën 18:30 sipas kohës lokale.

Nuk ka kufizime në nisjet nga aeroporti. Pasagjerët luten të kontrollojnë statusin e tyre të fluturimit me linjën ajrore“, thuhet në njoftim.

Një pjesë e hapësirës ajrore u mbyll përkohësisht edhe të dielën.

Etna ka nxjerrë llavë në shtatë ditët e fundit përmes një çarjeje në shpatet jugore të kraterit të njohur si Bocca Nuova (Goja e Re).

Aktiviteti po rritet gradualisht dhe tani vullkani po nxjerr re hiri.

Exit mobile version