Vullkani Etna në Itali sërish ka filluar të nxjerrë llavë.
Sipas informacionit që AA ka siguruar nga burimet lokale, rrjedha e llavës e cila nisi një çarje në skajin jugor të kraterit Bocca Nuova në një lartësi prej rreth 3.300 metra më 8 shkurt, mbrëmjen e kaluar ka shpërthyer sërish.
Në informacionin e ndarë me mediat nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), thuhet se përveç rrjedhjes së llavës në vullkan, kishte edhe një aktivitet të dobët të nxjerrjes së hirit.
Raportet tjera mediatike thanë se udhëtimi ajror nuk është ndikuar negativisht nga aktiviteti vullkanik në Etna dhe se Aeroporti Ndërkombëtar i Catanias “Vincenzo Bellini”, pranë vullkanit, është gjithashtu i hapur për trafikun ajror.
Aktivitetet vullkanike në Etna janë vërejtur që nga 8 shkurti.
Në muajt e verës së vitit 2024 në vullkanin Etna në ishullin e Siçilisë i cili është vullkani më i lartë aktiv në Evropën kontinentale u shënuan aktivitete vullkanike të tilla si shpërthime të fuqishme të hirit dhe llavës.