Autoritetet shëndetësore italiane regjistruan dje rreth 44,600 raste të reja me koronavirus, që është niveli më i lartë i regjistruar nga fillimi i pandemisë.
Në rekordin e mëparshëm, më 13 nëntor 2020 u regjistruan më pak se 41,000 raste.
Zyrtarët gjithashtu raportuan 170 vdekje për shkak të virusit.
Gjithashtu, gjatë ditëve përpara festës së Krishtlindjeve, janë kryer shumë më tepër teste, ndërsa ministria ka raportuar 900,000 persona me rezultate pozitive që variojnë nga 3.6 për qind deri në 4.9 për qind.
Italia ka zbatuar rregulla që kërkojnë paraqitjen e një dëshmie të një testi negativ nga personat që nuk janë vaksinuar ose shëruar nga virusi, për të bërë gjëra të tilla si, përdorimi i transportit publik. Testet negative nevojiten gjithashtu për aksesin në vende si muzetë.
Agjencia më e lartë Shëndetësore e vendit, ISS tha se, vlerësimet e saj fillestare tregojnë se 28 përqind e të gjitha rasteve të reja në vend janë për shkak të variantit të ri Omicron. Rastet po rriten me shpejtësi dhe se Omicron ka të ngjarë të jetë së shpejti një variant dominues në Itali.