Reshjet ekstreme, të nxitura nga klima, thyen rekorde këtë javë në një pjesë të Italisë, e cila është e njohur për shirat e saj dhe një zonë në Oman që nuk njihet fare për shi, transmeton UBT News.
Të hënën, një seri stuhish shtuan nivelin e reshjeve të cilat nuk ishin parë më herët në Evropë, ku mbi 742 mm shi ranë në vetëm 12 orë. Në Oman, një ciklon i rrallë tropikal hodhi reshje vjetore, duke sjellë përmbytje vdekjeprurëse në peizazhin e shkretëtirës, që rrallë sheh shi në vit.
Ndërsa provinca Genoa e Italisë, e njohur për bukurinë e saj natyrore dhe bregdetin e thyer, u bë epiqendra e shirave ekstremë të fundit.
Ndërsa stuhia vazhdoi me 925 mm shi në qytetin e Rossiglione, rreth 100 km)në jugperëndim të Milanos. Londrës do t’i duheshin mesatarisht 15 muaj për të regjistruar reshje të tilla.
Dhjetëra njerëz duhej të shpëtoheshin pasi rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet çuan në shembjen e një ure në qytetin Quiliano.
Vetëm pak kilometra në lindje, reshjet e mëdha të shiut përmbytën edhe qytetin e afërt Vicomorasso, pasi mbi 180 mm shi ranë në vetëm një orë, sipas FloodList.
Më pak se 2 ditë më parë dhe pak më shumë se 3.000 milje në juglindje, Cikloni Shaheen zbriti në tokën veriore të Omanit me erëra të një uragani të Kategorisë 1.
Ndërsa në Oman, stuhia përmbyti qytetin normalisht të tharë të Al Khaburah brenda pak orësh, sipas The Times of Oman. Ndërsa në qytetin e afërt Suwaiq, shiu i më shumë se një viti ra në vetëm 6 orë, përcjell UBT News.
Rritja e stuhive të mëdha të shiut në të gjithë botën po bëhet më e dukshme
Këto norma ekstreme të reshjeve po bëhen më të zakonshme për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga njerëzit, kështu të paktën thonë shkencëtarët.
Sipas raportit të OKB-së lidhur me ndryshimet klimatike, “frekuenca dhe intensiteti i ngjarjeve të reshjeve të mëdha janë rritur që nga viti 1950 mbi shumicën e sipërfaqes tokësore”.
Përmbytjet vdekjeprurëse gjithashtu u bënë titujt kryesorë në mbarë botën këtë verë, duke përfshirë përmbytjet vato në gjithë Evropën Perëndimore, duke i kthyer rrugët e qyteteve në Belgjikë dhe Gjermani në përrua uji.
Reshjet e dendura të shiut gjithashtu shkaktuan përmbytje në Kinën Qendrore në korrik që çuan në mbi 300 të vdekur./UBTNews/