Izraeli duket se është “në fazat e fundit” të “operacionit” të tij në Gazën veriore, ka thënë Instituti për Studimin e Luftës.
Grupi i ekspertëve me bazë në SHBA citoi raporte që sugjeronin se brigada veriore e Hamasit ishte degraduar pothuajse tërësisht dhe se një mori luftëtarësh ishin dorëzuar javët e fundit.
“IDF raportoi më 19 dhjetor se “çmontoi” plotësisht tre batalionet e Hamasit që vepronin në Jabalia”, tha ISW.
“Rreth 500 luftëtarë të dyshuar palestinezë iu dorëzuan forcave izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, disa prej të cilëve i përkasin Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez”./UBTNews/