Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka deklaruar se AAK-ja është e gatshme për zgjedhje, madje theksoi se kjo parti do të garojë e vetme.
Isufi në një konferencë për media deklaroi se janë të gatshëm edhe të udhëheqin me Qeverinë e Kosovës.
“Në këto zgjedhje do të dalim si AAK, sepse jemi parti e konsoliduar mirë që udhëheqim në shtatë komuna dhe bashkëqeverisim në shtatë të tjera dhe jemi të përgatitur gjithashtu që të udhëheqim edhe me Qeverinë e Kosovës”, deklaroi ai.
Sa i përket postit të presidentit, AAK-ja ende insiston se ky post i takon Ramush Haradinajt.
“Ne e mbajmë të njëjtin qëndrim dhe vazhdojmë të mendojmë që Haradinaj meriton të jetë president i vendit”, deklaroi Isufi./UBTNews