Më datë 1 nëntor 2023, rreth orës 23:52, policia ёshtё njoftuar për një aksident në Banjë të Istogut.
Policia gjatë shikimit të vendit të ngjarjes tek një i dyshuar ka gjetur një armë zjarri pistoletë, dy gëzhoja, një palë pranga metalike dhe një cigare me substancë të dyshuar narkotike-marihuanë.
Me këtë rast policia ka arrestuar tё dyshuarin si dhe ka shoqëruar njërin nga dëshmitarët në stacionin policor.
I dyshuari meqenëse ishte nën ndikim të alkoolit nuk është intervistuar. Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orësh, ndërsa dëshmitari gjatë intervistimit ka deklaruar se i dyshuari gjatë rrugës Pejë – Banjë, kishte shtënë me armë. Rasti është duke u hetuar.