UBT News

Ismet Krasniqi kryetar i ri i KOK-ut, rrëzon Besim Hasanin pas 25 vjetësh

Me 53 vota është zgjedhur Ismet Krasniqi në krye të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Në Asamblenë Zgjedhor ishin 105 delegatë të pranishëm, teksa Krasniqi mposhti Besim Hasanin i cili deri më tani ishte Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ismet Krasniqi ishte i nominuar nga Federata e Atletikës së Kosovës për kryetar të KOK-ut.

Kandidate për kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës ishte edhe Linda Shala e nominuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Besim Hasani morri 41 vota, kurse Linda Shala 11 vota.

Exit mobile version