Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka deklaruar se në këtë komunë ka rënie të madhe të infeksionit me virusin COVID-19. Në mbledhjen e Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ismajli ka thënë tashmë në Gjilan ka vetëm 69 raste aktive me koronavirus.
“Pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë COVID-19 është si vijon: 996 të infektuar në total, 886 të shëruar, 69 raste aktive, 16 të hospitalizuar dhe 44 të vdekur.”, thuhet në njoftim./UBTNews