Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 476 raste aktive me COVID-19, 94 pacientë prej tyre po trajtohen në spital.
Në mbledhjen e sotme të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nënkryetari Arbër Ismajli deklaroi se situata në Gjilan në ditët e fundit është alarmante. Ai ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.
Që nga fillimi i pandemisë, në komunën e Gjilanit janë testuar 16 mijë e 256 mostra, 4 mijë e 486 raste rezultuan pozitive, 3 mijë e 894 persona janë shëruar, 117 qytetarë kanë vdekur, dhe 485 mostra janë në pritje për rezultat./UBTNews