UBT News

​Ismaili: Rregullorja e BQK-së për përdorimin e euros ka treguar efekte pozitive

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili deklaroi se rregullorja e BQK-së e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin ka krijuar efekte pozitive.

Në një konferencë për media të enjten, derisa ka prezantuar aktivitet e këtij institucioni për vitin 2024, ka theksuar se unifikimi i sektorit dhe ndërprerja e financimeve të paligjshme ka kontribuar dukshëm në këtë drejtim.

“Rregullorja është në fuqi, i ka krijuar efektet e veta pozitive për krejt sektorin. Besoj që i kemi përafruar vlerësimet e ardhshme të pritshme sa i përket Kosovës, të mos harrojmë se me anëtarësim në Këshill të Evropës do t’i nënshtrohemi vlerësimit i cili është një vlerësim që i vendos shtetet në lista të zezë ose jo. Dhe unifikimi i sektorit dhe ndërprerja e financimeve të pa ligjshme ka kontribuar dukshëm, substancialisht në këtë drejtim”, tha ai.

BQK-ja kishte fuqizuar rregulloren e re më 1 shkurt të viti. Ajo e përcakton euron si valutë të vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme.

Exit mobile version