Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka deklaruar se pas këtyre zgjedhjeve, kjo parti e ka të qartë mesazhin – do të qëndrojë në opozitë.
Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka shkruar se do të jenë në shërbim të plotë të qytetarëve.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës, me votë të lirë, dëshmuan edhe një herë se vendi ynë ka ndërtuar institucione që organizojnë zgjedhje të shkëlqyeshme, shumë mbi nivelin e rajonit. PDK e ka të qartë mesazhin, dhe për ta fuqizuar shtetin e demokracinë – do të bëjë opozitë, si udhëheqëse që përfaqëson qytetarët. Ne do të jemi në shërbimin e tyre të plotë. Shpresoj që institucionet të formohen sa më shpejtë”, shkroi ai mes tjerash.
Ismaili më tej ka falënderuar votuesit e kësaj partie për pjekurinë dhe korrektësinë e dëshmuar gjatë procesit zgjedhor./UBTNews