Avancimi i shërbimeve financiare drejt transformimit të pagesave elektronike do të kontribuonte në rritjen e gjithëpërfshirjes financiare, rritjen e konkurrencës, zvogëlimin e informalitetit si dhe ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve nga institucionet financiare, tha sot guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili.
Në forumin që ka për fokus promovimin e investimeve dhe qasjes në financa, me temë “Bankat, Fintech dhe bizneset, ndërtimi i sinergjive për përshpejtimin e qasjes në Financa”, Ismaili tha po ashtu se po synojnë të perspektivën ekonomike dhe të pasurit një sistem financiar efikas.
“Avancimi i shërbimeve financiare drejt transformimit të pagesave elektronike do të kontribuonte në rritjen e gjithëpërfshirjes financiare, rritjen e konkurrencës, zvogëlimin e informalitetit dhe rritjen e efektivitetit, uljen e kostos si dhe ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve nga institucionet financiare si dhe integrimin e qytetarëve tanë dhe bizneseve me rajonin dhe vendet e BE-së”, tha ai… Për këtë qëllim, BQK do te zhvillojë projekte me rëndësi në funksion të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, ku do te investohet në ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore dhe burimeve njerëzore. Duke investuar në këtë drejtim, do të sigurohemi se sistemet, pajisjet, njohuritë, aftësitë dhe mjetet e personelit mundësojnë transforimimin dhe janë relevante dhe efektive në mbikëqyrjen e rreziqeve të teknologjive të reja dhe modeleve inovative të biznesit”, tha Ismaili.
Ndërsa drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike, USAID Kosovë, Aleksander Albertine tha se do të mbështesin rritjen ekonomike të Kosovës duke fuqizuar qasjen financiare të saj.
“Jemi të dedikuar të mbështesim rritjen ekonomike të Kosovës duke fuqizuar qasjen financiare të saj… Përpjekjet tona të përbashkëta mund të çojnë në progres të madh”, tha Albertine.
Ky forum është organizuar nga USAID në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.