Islanda njoftoi të martën se ka pezulluar punën në ambasadën e saj në Rusi, vendi i parë evropian që e ndërmori këtë vendim pasi marrëdhëniet tregtare, kulturore dhe politike kanë rënë në nivelin “më të ulët të të gjitha kohërave”.
“Vendimi për të pezulluar operacionet e Ambasadës së Islandës në Moskë nuk përbën një ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike”, njoftoi ministria e jashtme islandeze përmes një deklarate të martën.
Tutje thuhet se sapo të krijohen rrethanat, ambasada e Islandës do të rifillojë veprimtarinë./UBTNews/