Disa të shtëna masive nga tre terroristë në Shah Cheragh të Iranit në qytetin e Shirazit kanë lënë të vdekur 15 persona.
Tani një fraksion i ISIS (i ashtuquajturi Shteti Islamik në Irak dhe Siri) ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë të publikuar në kanalet Telegram. Deklarata thotë se ata të tre kishin arritur të “vrisnin të paktën 20 shiitë dhe të plagosnin dhjetëra të tjerë” pavarësisht raporteve zyrtare që pretendojnë se numri i të vdekurve është 15.
Ky ishte sulmi i parë në qytetin e Shirazit, i cili është një destinacion popullor turistik dhe fetar, në 14 vjet. Në vitin 2008, qyteti pa 14 njerëz të vdekur si rezultat i një shpërthimi bombë në një xhami.
Sulmi i ISIS ndodhi në mes të protestave të vazhdueshme në vend kundër vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amin. Ajo u arrestua për veshjen e hixhabit “në mënyrë të pahijshme” dhe më vonë vdiq në paraburgim. Dita e sulmeve shënoi edhe ditën e 40-të që nga vdekja e Amin.
Ahmad Vahidi, Ministri i Brendshëm i vendit, ka fajësuar protestuesit për sipas tij, hapjen e rrugëve për sulme të tilla.
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, lëshoi një deklaratë pas sulmeve, ku u zotua se do t’i nxjerrë autorët para drejtësisë.
Zyrtarët e rendit kanë mundur të kapin dy nga tre të qëlluarit, ndërsa njëri ka arritur të arratiset.
Agjencia iraniane e lajmeve, Irna, publikoi një numër fotografish ku mund të shihen xhama të copëtuar, gjak dhe rruaza lutjeje në të gjithë dyshemetë./UBTNews/