Një 25 vjeçar që ishte në kërkim policor është arrestuar sot në mëngjes fshatin Gërlicë të Ferizajt.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge’’ me dënim burgimi prej dy viteve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.