Ish-drejtori i Kulturës në Bujanoc Granit Sadriu duhet të paraqitet në Gjykatën e Vranjës në Serbi për shkak se vendosi flamurin shqiptar në këtë institucion.
Për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania ai deklaroi se duhet të paraqitet në gjykatë më 1 mars.
“Nuk jam drejtori i vetëm që dënohem për përdorimin e simboleve kombëtare. Çdo vit dënohet ndonjë drejtor i institucioneve”, u shpreh ai.
Ai sqaroi se sipas shtetit serb është një shkelje që të ngrihet flamuri shqiptar, kur pranë tij nuk është ai serb. Ai tha se pret të dënohet nga kjo gjykatë me një shumë parash.
Z. Sadriu nënvizoi se autoritetet serbe nuk do të ndalen, pasi institucionet e Shqipërisë nuk marrin masa për këtë situatë.
Vitin e kaluar, në 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, dikasteri që ai drejtonte, “Shtëpia e Kulturës në Bujanoc” vendosi simbolin tonë kombëtar në këtë godinë.