Ish-zëvendësministrja Rejhan Vuniqi rezultoi pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar ajo përmes një shkrimi në Facebook, teksa ka përshkruar simptomat që ka.
“Virusi COVID-19 mbërriu edhe tek unë, me një egërsi të papërshkrueshme, sa që edhe tani kur po shkruaj këtë postim, ndiej dhimbje të forta në gjithë trupin.Unë vetëm deshta të përqoj një mesazh tek të gjithë ju që ende nuk jeni prekur nga ky virus dhe keni fatin të jeni të shëndoshë”, shkroi Vuniqi në Facebook.
Vuniqi ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë masat.
“Përveq që kurrë mos i largoni maskat nga fytyra kur të jeni jashtë, dezinfektoni duart sa herë që të keni kontakt me dikë dhe më e rëndësishmja, rrini sa më shumë në distancë me njerëzit që i takoni. Njerëzit asimptomatik dhe ata që hezitojnë të bëjnë testin edhe pse kanë simptoma, janë rreziku më i madh. Prandaj distanca fizike është shumë me rëndësi. Në momentin që keni qoftë simptomën më të lehtë, bëjeni testin dhe nëse jeni pozitiv, izolohuni sepse vetëm në këtë mënyrë e izoloni edhe virusin dhe nuk e bartni tek të tjerët”, shkroi më tej ajo./UBTNews