Këto janë pamjet e së hënës të një aksioni policor në komunat veriore të Kosovës. Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me Adiministratën Tatimore të Kosovës dhe me autorizim të prokurorit.
Me këtë rast policia mbylli gjashtë njësi të Bankës Postare Kursimore, që u konsiderua se vepron ilegalisht në Republikën e Kosovës. Aty u konfiskuan rreth 1 milion e 600 mijë euro dhe 74 milionë dinarë.
Ky aksion zgjoi reagime të shumta nga partnerët ndërkombëtarë duke e thënë është bërë pa koordinim me ta.
Reagimet për UBTneës i komentoj, ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha. Ai thotë se përkundër së drejtës legjitime të insituticioneve të Kosovës që ta ndërmarrin këso hapash, koordinimi me partnerët ndërkombëtarë duhet të ndodhë.
“E vlerësoj që reagimi i partnerëve tanë ndërkombëtarë ishte mjaft i ashpër dhe meqë të njëjtit e vlerësuan që këto aksione janë të njëanshme, pra në cilësim mjaft i ashpër, atëherë besoj që Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë kujdes sepse përkundër së drejtës legjitime për t’i ndërmarrë këto aksione, situata gjeopolitike është specifike, po vlon gjithandej, prandaj vendimet sado që janë ligjore në dukje duhet të jenë edhe në fazën strategjike dhe që kjo nënkupton një koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi ai.
Sipas Hoxhës, Kosova duhet pasur kujdes që si pasojë e aksioneve të paakoordinuara të mos pësojë masa të tjera ndëshkuese, sikurse ato aktuale që i ka nga Bashkimi Evropian.
“Ne jemi nën masat e BE-së, pikërisht për moskoordinim të këtyre aksioneve në pjesën veriore të vendit, prandaj pasojat mund të jenë; në një mosheqja e atyre masave të cilat kemi pritur që këto ditë të tërhiqen dhe nën dy mund të ketë edhe pse jo, mund të ketë edhe masa të tjera, shpresoj që jo, por reagimi i secilës sidomos i BE-së ishte mjaft i ashpër dhe në deklaratën e tyre ata e potencojnë që Kosova e ka prioritet vetëm moskoordinimin. Pra është një deklaratë tejet e ashpër, më e ashpra deri më tani. Është pësuar edhe me deklarimin e DASH-it nga KFOR-i, Ambasadat e Mbretërisë së Bashkuar po ashtu edhe Gjermania, prandaj duhet të jemi më të kujdesshëm, pasojat po i bartim mbi shpinë mos të krijojmë pasoja tjera”, shtoi ai.
Aksioni erdhi një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se ka përfunduar afati transitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave. Rregullorja e BQK-së që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave, është kundërshtuar nga Serbia./UBTNews/
Realizoi: Dea Berisha