Një ish-xhihadist britanik, El Shafee Elsheikh, u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata e Virxhinias, në SHBA.
Ish-xhihadisti, 33 vjeç, akuzohet për përfshirje në një celulë terroriste të Shtetit Islamik, për vrasje në kuadër të kësaj celule, për pengmarrje dhe komplot për të kryer vrasje.
Elsheikh është luftëtari i profilit më të lartë të ISIS-it që doli në gjyq në SHBA. Ai nuk do të përballet me dënimin me vdekje, për shkak të një marrëveshje Britani – SHBA, por do të marrë dënimin maksimal pas kësaj, që është burgimi i përjetshëm.
Xhihadisti britanik së bashku me dy burra të tjerë janë fajësuar edhe për vdekjen e punonjësve britanikë David Haines dhe Alan Henning, dhe gazetarëve japonezë Haruna Yukaëa dhe Kenji Goto.
Disa prej viktimave i’u pre koka, me vdekjen e tyre të filmuar dhe transmetuar në rrjetet sociale. Vrasjet shkaktuan zemërim në mbarë botën.
Elsheikh ishte i vetmi nga tre xhihadistët që doli në gjyq në SHBA, ndërsa avokatët e tij pohuan se ai ishte “një luftëtar i thjeshtë i ISIS-it” i cili shkoi në Siri në emër të “myslimanëve të vuajtur”.
Jashtë sallës së gjyqit, familjarët e disa prej personave të ekzekutuar nga Elsheikh ka thënë për BBC se ndjejnë një lehtësim të madh për dënimin e përjetshëm të tij.
“Kjo është një ditë e madhe për llogaridhënie”, tha nëna e njërit prej të ekzekutuarve.
Ekstradimi i Elsheikh në Virxhinia ishte pjesë e një negociate komplekse midis SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.