Ish-studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, e cila tash është e angazhuar në UBT, Vesa Morina, ka lansuar një produkt të quajtur “SenseCase”, duke sjellë një mbështjellës unik të telefonit me disa funksione.
Ky produkt i cili vjen në kuadër të kompanisë ZETA, ku Vesa është bashkëthemeluese bën matjen e temperaturës së trupit në distancë si dhe karikimin me valë të telefonit nëpërmjet një power bank të integruar.
E për këtë prurje të re Vesa vlerëson punën dhe angazhimin e profesorëve të UBT-së, si dhe të gjithë akterëve të tjerë të institucionit që kanë bërë të mundshme që ajo të marr njohuritë e nevojshme për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të sjell në treg një produkt të tillë.
“Ka shumë aspekte që janë ndërlidhur me pjesën e studimeve dhe që sot unë i zbatoj në praktikë me kompaninë ZETA, ku një prej aspekteve kryesore është përfundimi i projekteve në kohë dhe me përgjegjësi, pjesë që e kemi praktikuar dhe mësuar në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhineri në UBT, pastaj janë pjesët tjera të lëndëve laboratorike, nga ku të gjitha pikat që i mësojmë dhe i kemi mësuar sa i përket teknologjisë ndërlidhen së bashku në mënyrë që të jemi sa më profesional në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve”, ka thënë ajo.
Vesa vlerëson shumë atë që ofron UBT për studentët dhe të rinjtë, duke iu mundësuar atyre studime cilësore, infrastrukturë moderne dhe teknologji të fjalës së fundit.
“Studimet në UBT të zhvillojnë në të gjitha aspektet personale dhe profesionale, në mënyrë që të jeni gati për tregun e punës ende pa i përfunduar studimet, gjë që është diçka unike. Stafi akademik dhe administrativ i cili është shumë mbështetës në secilin hap të studentëve, mundësitë e vazhdimit të studimeve në më shumë se 500 universitete partnere, si dhe teknologjitë e reja që ofron ky institucion arsimor është një mundësi jashtëzakonisht e mirë për studentët për zhvillimin e tyre në karrierë”, ka theksuar Vesa Morina, e cila tashmë është edhe e angazhuar në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT.
Fakulteti Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, është shkolla më e madhe në rajon për inxhinieri kompjuterike nga ku studentët aftësohen në mënyrë profesionale për teknologjinë informative, inxhinierinë softuerike, si dhe për shumë elemente të tjera të përfshira në një kurrikulë moderne me standarde ndërkombëtare.