Njohuritë e fituara përgjatë studimeve në nivelin bachelor dhe master në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, e kanë ndihmuar dhe i kanë shërbyer shumë në aspektin profesional ish-studentes, Klodina Krasniqi – Berisha, e cila është punësuar në cilësinë e arkitektes në kompaninë “ABC Design” në Gjilan.
Ajo ka theksuar se përzgjedhja e UBT-së për studime ka qenë e duhura, për shkak të kurrikulës së programit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor dhe mundësive të shumta që ofron ky institucion për t’u zhvilluar profesionalisht.
“Studimet në UBT i bëjnë të veçanta profesorët të cilët janë të gatshëm në çdo kohë për ndihmë dhe këshilla, hapësira të mira për studim dhe mundësi të shkëmbimit të eksperiencave edhe me universitetet brenda dhe jashtë Kosovës. UBT më ka ofruar ngritje akademike me ligjëratat më moderne në rajon, si dhe më ka ndihmuar në aspektin profesional dhe jetësor”, ka thënë Krasniqi – Berisha.
Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT është një nga programet më të kërkuara nga të rinjtë, për shkak të një kurrikule të pasur dhe të bazuar në modelet më të mira evropiane dhe amerikane, si dhe me një infrastrukturë moderne të pajisur me teknologjisë më të sofistikuara të kohës.