Ish-studentja e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, në nivelin master, Edona Grainca pas angazhimit të saj dhe studimeve të suksesshme në UBT, është punësuar në bankën “Credins Bank Kosova”.
Zhvillimi i saj akademik dhe profesional në UBT e ka ndihmuar atë shumë për të marrë kompetenca profesionale në fushën e menaxhimit, biznesit dhe ekonomisë, që më pas asaj iu është shpërblyer me punësim në bankën “Credins Bank Kosova”.
“Përfitimet nga kurrikula e UBT-së kanë qenë të mëdha dhe se UBT ka bërë diferencën në tregun e punës, kështu duke më ndihmuar profesionalisht të zhvillohem në aspektin e menaxhimit në biznes dhe ekonomi”, ka thënë ish-studentja e nivelit master të Fakultetit Menaxhim, Biznes dhe Ekonomi në UBT, Edona Grainca.
Momentalisht ajo është duke punuar në pozitën e drejtoreshës së degës së “Credins Bank Kosova” në qytetin e Ferizajt, si udhëheqëse e sistemit bankar, në njërën prej bankave më të reja në tregun e Kosovës.
Edona, ka thënë se UBT është vendi i mundësive, me një gërshetim të kulturave të ndryshme dhe pjesës akademike, si dhe me ligjërues të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.
Studentët e UBT-së, falë angazhimit të tyre dhe punës profesionale që zhvillohet në UBT, kanë arritur që brenda një kohe shumë të shkurtër të ambientohen në tregun e punës, duke bërë një hap shumë të rëndësishëm në zhvillimin e tyre profesional në karrierë.