Historia e suksesit të Dea Gërdovcit, një ish-studente e Fakultetit të Menaxhimit të Patundshmërive dhe Infrastrukturës në UBT, është një shembull frymëzues se si një zgjedhje e mençur e programit të studimit mund të ndikojë në ndërtimin e një karriere të suksesshme.
Dea Gërdovci tanimë është pjesë e ekipit në kompaninë “Pro Real Estate”, një industri e rëndësishme në botën e patundshmërive.
Ajo tregon se veçanërisht aftësitë e fituara përgjatë studimeve në fushën e menaxhimit të patundshmërive i kanë dhënë mundësinë për të aplikuar njohuritë e saj akademike në një kontekst praktik.
“Mund të them me besim se studimi në programin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT ishte hapi më i mirë që kam bërë për të ndërtuar karrierën time profesionale. Jo vetëm që fitova njohuri akademike, por gjithashtu mora përgatitje të nivelit të lartë për tregun e punës. Falë aftësive të fituara në programin e patundshmërive, tani jam duke zbatuar njohuritë akademike me punën profesionale në industrinë e fuqishme të patundshmërive”, ka thënë Gërdovci.
Misioni i programit Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT është të ofrojë arsimim të cilësisë së lartë duke zhvilluar njohuri të zbatueshme dhe aftësi unike që u shërbejnë të diplomuarve dhe punëdhënësve në tregun e punës në industrinë e ndërtimit, duke kontribuar në frymën e ndërmarrësisë dhe rritjen e qëndrueshme të industrisë.