Ish-studenti i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Rinor Reka është punësuar në pozitën arkitekt në sisteme fotovoltaike në kompaninë “JV-GROUP”.
Studenti Rinor Reka ka vlerësuar se UBT ka ofruar për studentët e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor një mënyrë të përshtatshme të përgatitjes profesionale për tregun e punës në Kosovë dhe më gjerë.
“UBT më ofroi një mënyrë të përshtatshme të përgatitjes profesionale dhe një atmosferë të veçantë të përkushtimit gjatë studimeve. Ndihma e profesorëve të përkushtuar, së bashku me programet e ndërveprimit me industrinë, më dhanë mundësinë të fitojë njohuri të thella praktike në fushën time të studimit”, ka thënë Reka.
Ai ka thënë që përmes projekteve të shumta të realizuara përgjatë studimeve ka arritur një nivel tjetër të lartë të besimit dhe profesionalizmit.
“Me kalimin e kohës dhe rritjen e aftësive të mia, u arrit një nivel i lartë i besimit dhe profesionalizmit. Përmes projekteve të shumta në universitet, isha në gjendje t’i kaloja sfidat me të cilat u përballa në profesion dhe të gjejë zgjidhje kreative dhe inovative. Kjo përvojë më siguroi një kualifikim të mirëfilltë për tregun e punës dhe më dha vetëbesim për të ndjekur ëndrrat e mia profesionale”, ka shtuar ai.
Programi Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT ka për qëllim të ofrojë njohuri dhe të përgatisë ekspertë arkitektonikë për identifikimin dhe analizën e problemeve arkitektonike, hartimin dhe zhvillimin në arkitekturë dhe përmirësimin e aspekteve estetike, si dhe të efikasitetit.