UBT News

Ish-studenti i UBT-së, Redon Obrazhda është punësuar në institucionin mikrofinanciar “KosInvest”

Ish-studenti i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, Redon Obrazhda pas suksesit të arritur përgjatë studimeve në UBT, është punësuar në institucionin mikrofinanciar “KosInvest” në pozitën Zyrtar Kreditor Junior në degën në Prizren.

Ai ka theksuar se falë mbështetjes dhe angazhimit të profesorëve, infrastrukturës moderne, laboratorëve dhe sallave të pajisura me teknologjitë më të sofistikuara të kohës, ka arritur të përfitojë njohuritë e nevojshme dhe të jetë i gatshëm për tregun e punës.

“UBT ofron kushte cilësore dhe shumë të mira për studime. Falë përgatitjes së stafit akademik dhe administrativ, mbështetjes ndaj studentëve, si dhe falë njohurive që kam marr nga ta përgjatë studimeve, sot jam i përgatitur për punën që e bëj aktualisht”, ka thënë Obrazhda.

Programi i studimit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, ofron njohuritë më të avancuara në të gjitha dimensionet e menaxhimit, biznesit dhe ekonomisë, duke ofruar arsim akademik në një mjedis lokal me ekspertizë ndërkombëtare për të krijuar një mjedis për të rritur bashkëpunimin midis studentëve, stafit mësimor, administratës dhe komunitetit.

Exit mobile version