Ish-studenti i Fakultetit Juridik në UBT, Jon Ramadani, pas suksesit të arritur në studime tashmë është angazhuar në praktikë profesionale në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në departamentin administrativ, ku po punon në shtjellimin e aktgjykimeve dhe aktvendime të ndryshme, përgjigje në padi, me fletë-kthesa të ndryshme, si dhe regjistrimin e lëndëve në gjykatë.
Angazhimi i profesorëve, mbështetja dhe komunikimi i hapur me ta, zhvillimi i leksioneve dhe kurrikula gjithëpërfshirëse, si dhe infrastruktura dhe realizimi i punëtorive të ndryshme në kuadër të programit Juridik në UBT, sipas ish-studentit, Jon Ramadani, kanë bërë të mundur avancimin e njohurive rreth fushës së drejtësisë, si dhe angazhimin e tij në praktikë profesionale.
“Studimet në UBT i bën të veçanta infrastruktura moderne, e cila është e pajisur me teknologjitë më të fundit, si dhe angazhimi i stafit të kualifikuar dhe komunikimi i tyre i mirëfilltë me studentët, kanë bërë të mundur edhe krijimin e një bashkëpunimi reciprok student-profesor, gjë që ndihmon në përgatitjen profesionale të gjithsecilit”, ka thënë Ramadani.
Rreth 98 për qind e studentëve të programit Juridik në UBT janë të angazhuar në praktika dhe punë në gjykata, institucione të ndryshme publike dhe private në Kosovë dhe rajon, duke kontribuuar kështu në zhvillimin e aftësive praktike në zgjidhjen e problemeve në fushën e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit.