Ish-studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Erzen Talla, është duke vazhduar studimet e nivelit master në “EU Business School Geneva”, në Gjenevë të Zvicrës, në fushën e Digital Business.
Përzgjedhjen e UBT-së si institucion ku do të zhvillohej për nga aspekti akademik dhe profesional, Erzeni e ka bërë duke u bazuar në cilësinë dhe mundësitë që ofron ky institucion i arsimit të lartë.
“Arsyeja që zgjodha UBT-në për t’u zhvilluar profesionalisht ishte inovacioni që ofron, i cili e dallon UBT-në nga institucionet e tjera, si dhe puna praktike e cila bëhet në këtë institucion, duke iu ofruar studentëve njohuritë të cilat kërkohen në tregun e punës”, ka thënë ai.
Ndërkombëtarizimi i madh i UBT-së gjithandej botës, përveç se po ofron mundësi të ndryshme për studentët tanë, duke sjell praktika ndërkombëtare, atyre po ua lehtëson edhe mundësitë e pranimit të dokumentacionit për të studiuar në universitete jashtë vendit.
“Procedurat e njohjes së diplomës nuk ishin të vështira, pasi UBT si institucion arsimor njihet ndërkombëtarisht, duke më mundësuar kështu pranimin e menjëhershëm pas dërgimit të dokumenteve të nivelit bachelor”, ka thënë Erzeni.
Erzen Talla është vetëm një nga qindra studentë të UBT-së të cilët kanë vendosur që studimet e tyre të nivelit master t’i vazhdojnë jashtë vendit në universitete partnere të UBT-së, që në numër janë mbi 500 universitete partnere.