Studentët e drejtimit Nutricion, dega në Prizren realizuan një ligjëratë tematike me ish-studentin e UBT-së, Butrint Mujku, i cili zhvilloi temën “Si të veprojmë pas mbarimit të studimeve dhe të jemi në hap me kohën”.
Gjatë prezantimit studentët mësuan të hartojnë një dietë cilësore duke ndjekur disa hapa që çojnë në rezultatet e duhura dhe të pritshme. Ata bashkëbiseduan me Mujkun edhe se si të njohin literaturën që i ndihmon në zhvillimin e njohurive dhe aftësive të tyre, kur përballen me raste konkrete në punën si nutricionist.
Gjithashtu njëra nga temat e folura gjatë ligjëratës ishte edhe dietat të cilat duhet shmangur, duke u njohur me termin ‘FAD – DIETS’ dhe mënyrën se si funksionojnë dietat apo edhe se përse dështojnë dietat.
Në fund të ligjëratës, Butrinti tregoi edhe disa këshilla profesionale se si të jenë të suksesshëm në profesionin e nutricionistit.