Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve në nivelin bachelor në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Bonart Osmani, është duke vazhduar studimet në nivelin master në “Newcastle University”, në Mbretërinë e Bashkuar, me ç’rast është përzgjedhur edhe si përfaqësues i drejtimit të Arkitekturës në Unionin e Studentëve të këtij universiteti.
Bonarti ka shënuar suksese të njëpasnjëshme pas përfundimit të studimeve në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, ndër të cilat më e rëndësishmja është përfitimi i bursës prestigjioze “Chevening”, të ndarë nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, përmes “Foreign, Commonwealth and Development Office”.
Ai ka thënë se ka vendosur pa hamendje të studiojë në UBT, meqenëse ofron programin më të avancuar, atë të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinore, duke theksuar se UBT ka mundësuar zhvillimin e aftësive dhe arritjeve profesionale.
“Programi Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT ofron mësim të integruar në teori, struktura, sisteme mjedisore, teknologji ndërtimi, dizajn dhe softuer kompjuterik, duke siguruar që studentët të jenë të pajisur me njohuri vepruese dhe mbështetje për të frymëzuar ndryshimin. UBT më ofroi mundësinë për të zhvilluar aftësitë e mia dhe për arritje profesionale. Gjithashtu, mentorimi dhe mbështetja nga profesorët e UBT-së ka qenë gjithmonë e afërt dhe profesionale, për çka u jam shumë mirënjohës.”, ka thënë Osmani.
Photo credits: British Embassy Pristina