UBT News

Ish-studenti i UBT-së, Art Lubishtani, po vazhdon studimet master në Lucerne University of Applied Sciences and Arts

Ish-studenti i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Art Lubishtani, studimet e tij të nivelit master është duke i vazhduar në “Lucerne University of Applied Sciences and Arts”, në Zvicër.

Suksesi i tij në studimet bachelor në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, ka bërë që atij t’i hapet një dritare e re për të vazhduar studimet në një nivel tjetër, falë angazhimit të tij dhe profesorëve të UBT-së.

Përzgjedhjen e UBT-së si institucion përmes së cilit do të zhvillohej në fushën e arkitekturës për karrierën e tij profesionale, Arti e ka bërë duke u bazuar në cilësinë, ndërkombëtarizimin dhe inovacionet që UBT kishte sjellë deri atëherë për Kosovën.

“Ajo se pse kisha zgjedhur të studioja arkitekturën në UBT është padyshim programi dhe qasja që ky institucion ofron për dallim nga institucionet e tjera. Inovacionet dhe partneritetet ndërkombëtare me universitete në shumë vende të botës, bëjnë që UBT të jetë zgjidhja më e favorshme krahas mundësive tjera”, ka thënë ish-studenti i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Art Lubishtani.

Arti ka vlerësuar shumë periudhën e studimeve bachelor në UBT, duke thënë se ky institucion i arsimit të lartë është i veçantë për nga qasja korrekte që ka stafi ndaj studentëve.

“Studimet në UBT padyshim që janë një eksperiencë e paharruar. Vizitat studimore në vende të ndryshme, si dhe stafi akademik tejet transparent dhe korrekt krahas të gjithë studentëve janë vetëm disa nga arsyet që studimet në këtë institucion të jenë shumë të veçanta”, ka thënë ai.

Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, është një prej programeve unike të studimit që UBT ka zhvilluar për të gjithë studentët, e që Kosovës është duke i dhënë gjenerata e gjenerata të profesionistëve të arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.

Exit mobile version