UBT News

Ish-studenti i UBT-së, Arbër Salihu fitues i vendit të parë në Festivalin e Këngës në RTK

Me një performancë të mrekullueshme, zë të bukur dhe interpretim emocional, ish-studenti i Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, Arbër Salihu zuri vendin e parë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin e Kosovës.

Me këngën “Oj Kosovë”, Arbër Salihu tashmë i njohur artistikisht si La Fazani, shkroi historinë e edicionit të parë të Festivalit Këngës në RTK, duke e marr trofeun me simbolin e Kosovës që shkëlqen, si dhe medaljoni me shqiponjën e flamurit kombëtar.

La Fazani fitoi njëherit edhe Çmimin e Kryeqytetit.

Në këtë edicion mori pjesë edhe studenti Auron Deva me këngën “Çmimi i dashnisë”, përmes së cilës tregoi përkushtimin, pasionin dhe talentin e tij për muzikën.

Arbëri dhe Auroni janë frymëzim për të rinjtë në Kosovë, të cilët dëshirojnë të ndjekin ëndrrat e tyre në fushën e muzikës. UBT është krenar me studentët të cilët me punë dhe angazhim arrijnë të bëhen fitimtarë dhe të shkruajnë histori të jashtëzakonshme për veten dhe vendin.

Exit mobile version