Ish-studenti i Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Vegim Dedinca është punësuar në firmën “Wolf Echter Essgenuss Gmbh”, në Schmölln të Gjermanisë, ku bën kontrollimin e cilësisë dhe kualitetit në departamentin e produkteve.
Studimet akademike në UBT për ish-studentin, Vegim Dedinca, ishin zgjedhja e duhur për zhvillimin profesional dhe për ndërtimin e një karriere të bujshme.
“Studimet akademike në UBT për mua në fillim ishin pak të vështira për arsye se nuk kisha njohuri të mjaftueshme rreth zhvillimit të procesit akademik në UBT. Pasi fillova studimet mësova se kam zgjedhur vendin e duhur, ku u zhvillova profesionalisht dhe mora njohuritë e mjaftueshme në lidhje me drejtimin si teknolog ushqimor”, ka thënë Dedinca.
Ai u ka rekomanduar të rinjve që të zgjedhin UBT-në për studime, nëse dëshirojnë të bëhen më të mirët.
“Të rinjtë nëse dëshirojnë të bëjnë një karrierë profesional duhet të zgjedhin UBT-në, duke u bërë kështu më të mirët në fushën që studiojnë. Në UBT është mundësia e zhvillimit të karrierës, marrja e njohurive të nevojshme profesionale nga ekspertët dhe profesionistët më të mirë vendorë dhe ndërkombëtarë”, është shprehur ai.