Ish-studenti i Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, Art Hoxha pas suksesit të arritur përgjatë studimeve, është angazhuar në cilësinë e koordinatorit në programin Sistemet e Informacionit, ku bën përgatitjen e orareve për ligjërata, ushtrime, provime, konsultime, si dhe monitorimin e mbarëvajtjes së procesit mësimor.
Arti ka vlerësuar se studimet në UBT kanë qenë të dobishme dhe cilësore për disa arsye, ndër to stafi profesional, i cili është mbështetës dhe inkurajues, kurrikula e programit e veçantë dhe multidisiplinare, si dhe infrastruktura moderne e pajisur me teknologjitë më të fundit të cilën e ofron UBT për të gjithë studentët e të gjitha fushave.
“Përveç profesorëve një tjetër element shumë i rëndësishëm ishte edhe infrastruktura moderne të cilën e ofron UBT me teknologjitë më të fundit, që realisht ndihmojnë shumë në përvetësimin e njohurive dhe ndjekjes së trendeve të zhvillimit në nivel ndërkombëtar, çka bën që të jemi potencial edhe për tregun e punës jashtë vendit duke qenë shumë të përgatitur profesionalisht”, ka thënë ai.
Ish-studenti i Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, Art Hoxha, ka thënë se programi në të cilin ka studiuar ofron një kurrikulë multidisiplinare dhe unike, duke u bazuar në modelet më të mira të institucioneve arsimore më prestigjioze në botë, gjë që ka ndikuar në plotësimin profesional të tij.
“UBT më ka ofruar vërtetë shumë në aspektin profesional në fushën të cilën kam studiuar, ku kam përfituar jashtëzakonisht shumë shkathtësi të cilat më kanë ndihmuar gjatë përvojave të ndryshme të punës të cilat i kam pasur deri tani, qoftë në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik, duke më ndihmuar të jem fleksibil në çdo sfidë e cila më pret gjatë rrugëtimit tim profesional”, është shprehur Hoxha.
Shumica e studentëve të programit Sistemet e Informacionit në UBT tashmë janë të punësuar në kompani dhe institucione publike e private, brenda dhe jashtë vendit, duke kontribuuar në fushën përkatëse përmes avancimit profesional që e kanë arritur në UBT.