Ish-studenti i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Elion Bytyqi, pas studimeve të suksesshme në njërin prej institucioneve më të mëdha të arsimit të lartë në vend – UBT, studimet e tij të nivelit master është duke i vazhduar Liechtenstein University, në Lihtenshtajn.
Programi i pasur i studimit me një kurrikulë moderne, kishte bindur Elionin që të filloj rrugëtimin e tij në karrierë në një institucion prestigjioz si UBT, në një program unik siç është Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT.
“Vendimi për t’u bërë pjesë e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, është bazuar në disa aspekte, duke marrë parasysh se UBT ofron mundësi të panumërta në aspektin profesional dhe social, duke mos harruar këtu edhe kushtet që ofron dhe përgatitjen profesionale të stafit që gjithnjë përkrah maksimalisht studentët”, ka thënë ish-studenti i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Elion Bytyqi.
Elioni theksoi se nuk ka hasur as ai e as kolegët e tjerë të UBT-së në ndonjë problem me procedurat për nostrifikimin e diplomës nga Liechtenstein University në Lihtenshtajn, teksa përgjatë gjithë kësaj periudhe sa edhe kanë zgjatur procedurat ai ka vlerësuar shumë përkrahjen që UBT ia ka dhënë përmes stafit në të gjitha fazat e aplikimit.
Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, është një prej programeve më të mëdha të studimit, ku 98% e studentëve të këtij programi janë ambientuar në vendin e punës.