Ish-sigurimi i Princit Andrew, Philipp Grindell, kohët e fundit pranoi se stafi ishte “i tmerruar” nga një anëtar i familjes mbretërore.
Gjatë bisedës së tij me Daily Express, Philipp Grindell tregoi se stafi dikur lejoi një grua që pretendonte se ishte e fejuara e Andrew, të endej nëpër Lozhën Mbretërore në Windsor.
Philip, i cili themeloi firmën e sigurisë Defuse, i tha mediumit se stafi nuk i kërkoi gruas të tregonte letërnjoftimin e saj pasi kishin frikë se kjo do të mërziste princin.
Ai shtoi më tej në lidhje me incidentin, i cili thuhet se ka ndodhur në prill të këtij viti, “Princi Andrew është një personazh i pakëndshëm”.
“Për shkak se nuk donin ta shqetësonin, askush nuk e pyeti [për gruan] dhe ata supozuan se ai duhej të kishte lënë një takim dhe e lanë të hynte”. /UBTNews/