UBT News

Ish shefja e diplomacisë kosovare: 3 porosi rikonfirmohen sot nga SHBA

Ish ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka komentuar qëndrimin e fundit amerikan karrshi çështjes së Kosovës.

Sipas saj, SHBA rikonfirmon qëndrimin për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë teksa ndalet shkurtazi tek tri porositë e rikonfirmuar nga SHBA.

“Kosova të qëndrojë larg influencës kërcënuese të Rusisë, dhe asaj dashakeqe të Kinës. Integrimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me NATO dhe BE është adresa e rajonit”.

“Zotimet e marrëveshjes së Washingtonit duhet të vazhdojnë të përmbushen nga të dy shtetet nënshkruese Kosova dhe Serbia, si përpjekje komplementare për qëllimin e normalizimit të plotë mes tyre. Arritja e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë duhet të trajtohet me urgjencë nga tri palët (Kosova, Serbia, dhe BE)”.

“Kompromisi për njohjen reciproke fshihet në implementimin e marrëveshjeve politike/teknike të Brukselit. Rivizatimi i kufijve etnik nëpër Ballkan, sapo u fundos, sërish”./Ubtnews

Exit mobile version