UBT News

Ish-shefi i spiunazhit emërohet në krye të ushtrisë pakistaneze

Të enjten, Pakistani emëroi ish-shefin e spiunazhit, Asim Munirin si shef të ushtrisë së vendit të Azisë Jugore, duke i dhënë fund disa javësh spekulime si dhe një debati intensive rreth ndikimit të ushtrisë në jetën publike.

Në një postim në Twitter, Ministri i Informacionit, Marriyum Aurangzeb tha se emërimi i tij do të ratifikohet pas nënshkrimit të një përmbledhjeje të dërguar nga kryeministri Shahbaz Sharif te presidenti i vendit.

Munir, ish-kreu i agjencisë ISI, do të marrë detyrën nga shefi i ushtrisë gjeneral Qamar Javed Bajwa, i cili do të dalë në pension më 29 nëntor të këtij viti pas gjashtë vjetësh. Ai mbajti këtë post qe tri vjet./UBTNews/

Exit mobile version