Instituti Shkencor Kosovar – Suedez organizoi një ligjëratë nga eksperti norvegjez, Josef Martinsen, dëshmitar për veprimet gjenocidiale të serbëve të kryera mbi popullatën shqiptare.
Në këtë ligjëratë, autori shpalosi krimet që janë bërë atë kohë nga forcat serbe. Përmendi dhunimet, masakrat e vrasjet e mizorishme ndaj shqiptarëve në atë kohë.
Josef Martinsen, ish-shef i OSBE-së në Kosovë, ligjëratën e tij e bazoi duke treguar për gratë e dhunuara.
Ai tha se pas përfundimit të luftës, 423 gra të dhunuara pranuan të dëshmonin para Qeverisë së atëhershme dhe UNMIK-ut.
Ai adresoi kritika në drejtim të institucione të atëhershme, për të cilët tha se nuk i kanë trajtuar siç duhet.
“Ky problem i pazgjidhur ka të bëjë me gratë e dhunuara gjatë luftës, e kam përmendur këtë në lobrat e mia por jo shumë është bërë nga Qeveria, por edhe nga UNMIK për t’i ndihmuar gratë e dhunuara. Rasti i veçantë ka të bëjë me 423 gratë e dhunuara. Ato janë pajtuar me UNMIK-un dhe Qeverinë e atëhershmes që ta firmosin një dokument e që tregojnë historinë e tyre dhe për krimin që u janë shfaq. Me anë të nënshkrimit UNMIK dhe Qeveria e atëhershme kanë pranuar t’i ndihmojnë, aty ishin veç 423 gra që pranuan të nënshkruhen, dhe mijëra të tjera nuk pranuan”, tha ai.
Sipas tij, UNMIK dhe Qeveria e atëhershme nuk i ndihmuan ato gra, teksa thotë se gratë e dhunuara nuk u pranuan në familje e shoqëri.
“Për këto gra asgjë nuk ka ndodhur nga ajo kohë, ato e nënshkruan atë dokument, por asgjë nuk ndodhi. Sepse në atë kohë UNMIK dhe Qeveria e atëhershme kishte nevojë për dokumente që tregonin për krimet serbe, kur UNMIK dhe Qeveria e atëhershme i morën ato dëshmi, i treguan Bashkimit Evropian. Ajo çfarë ndodhi kur gratë u kthyen në familje ishte e tmerrshme, ishte përtej imagjinatës. Ato ishin të bëra me gisht, te braktisura dhe nuk iu është dhënë shanc për një vend pune apo diçka tjetër. Kjo është arsyeja që ta prezantojë këtë rast. Detyra jonë është që të trokasim të dyert e qeverisë dhe t’u tregojmë se duhet ta kenë prioritet edhe pas 23 vitesh. Kur ju i shkruani qeverisë, ju edhe pritni përgjigje por kjo nuk ndodhi dhe kjo është e habitshme”, tha tutje ai.
Salihe Salihu drejtoreshë e Institutit Shkencor Kosovar – Suedez, tha se Kosova ka aq shumë ngjarje që janë shkaktuar pa dëshirën e saj, dhe se populli ka pësuar gjenocid me shekuj.
“Para se të vrisnin protestues, duhet përmendur se janë përdorur metoda gjenocidiale edhe duke vrarë fëmijë e duke helmuar të rinj nëpër protesta”, tha ajo.