Ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Behar Isma do të intervistohet sot në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në rendin e ditës së këtij Komisioni, Isma do të intervistohet si dëshmitar.
Një ditë më parë pozitë e opozitë janë përplasur në Komisionin Hetimor.
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin deklaruar se kanë bërë reformë të thellë në këtë ministri nga viti 2019. Për këtë kanë reaguar deputetët e opozitës të cilët thanë se MPJD nuk po ofron dokumentacionet e kërkuara, ani pse disa herë kanë kërkuar materialet e nevojshme për hetim.