UBT News

Ish reporterit të New York Times, iu ndalohet përgjithmonë përdorimi i Twitter

Alex Berenson, ish reporteri i New York Times i cili u bë fytyra kryesore e dezinformimit sa i përket COVID-19 e sidomos vaksinave, është pezulluar përgjithmonë nga Twitter, transmeton UBT News.

“Llogaria është pezulluar përgjithmonë për shkelje të përsëritura të rregullave tona të dezinformimit për COVID-19”, tha një zëdhënës i Twitter për NBC News.

Berenson përdori vazhdimisht platformën për të mbjellë dyshime në lidhje me trajtimet e COVID-19 që janë provuar të sigurta dhe efektive, përfshirë vaksinat.

Ai madje filmoi një edicion special për Fox Nation, në të cilin ai minimizoi seriozitetin e COVID-19.

Këto veprime të tij i dhanë atij përfundimisht një profil në The Atlantic të titulluar “Njeriu më i gabuar i Pandemisë”./UBTNews

Exit mobile version